Prodhuesi rus i naftës Lukoil ka thënë të enjten kryetari i saj Ravil Maganov kishte vdekur pas një “sëmundjeje e rëndë”, pasi mediat ruse cituan burime që thanë se 67-vjeçari vdiq pasi ra nga dritarja e spitalit.
“Me keqardhje të thellë njoftojmë se Ravil Maganov ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë,” tha Lukoil në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme rreth vdekjes së tij.
Një burim i njohur me situatën i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters, Maganov kishte vdekur pasi ra nga dritarja. Lukoil ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse.
/abcnews.al