Thuaju lamtumirë rrudhave në qafë me këta dy përbërës

schedule17:49 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:49 - 25 Shkurt, 2022

Ashtu sikurse fytyrës dhe lëkurës së qafës duhet t’i kushtohet e njëjta vëmendje. Ka maska shumë efektive, natyrale që mund t’ju ndihmojnë me lëkurën në qafë. Për të bërë një maskë efektive, duhet oriz dhe ujë trëndafili. Orizi është i pasur me vitaminë B, e cila stimulon rritjen e qelizave dhe ngadalëson plakjen e saj.

Prej kohësh njihet si përbërësi kryesor në kujdesin e femrave nga Japonia dhe të gjithë e dinë se sa e bukur është fytyra e tyre. Uji i trëndafilit konsiderohet një eliksir magjik për lëkurën sepse e bën atë rrezatuese dhe të butë. Hidraton dhe stimulon rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë një pamje të freskët.

Parandalon plakjen dhe shfaqjen e rrudhave. Përzieni disa pika ujë trëndafili me pluhurin, derisa të përftoni një masë homogjene. Masazhojeni me lëvizje të buta në lëkurën e qafës dhe lëreni për dhjetë minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!