Me kalimin e kohës, ekspozimi i shpeshtë ndaj diellit mund të sjellë probleme të shumta në lëkurë. Shpesh, njerëzit iu drejtohen qendrave estetike për t’ju nënshtruar ndërhyrjeve por jo të gjithë mund t’i përballojnë kostot e tyre.
Disa përbërës që trajtojnë rrudhat mund të gjenden lehtësisht në shtëpi. Studimet kanë treguar se aloe vera, kastraveci dhe vitamina E janë shumë të dobishëm për t’i eliminuar ato.
Si të përgatisni maskën më këta përbërës?
Vendosni në një blender aloe verën, kastravecin dhe pak ujë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtoni një kapsulë të vitaminës E.
Maskën përdoreni çdo natë para se të shkoni në gjumë, por sigurohuni që ta lani fytyrën tërësisht përpara se të aplikoni maskën. /abcnews.al