Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem pothuajse për të gjithë. Me kalimin e kohës, lëkura plaket dhe bëhet më e hollë por shumë zakone mund të kontribuojnë në shfaqjen e tyre. Megjithatë, duhet të ndiqni disa këshilla për t’i hequr qafe menjëherë rrathët e zinj.
Menaxhoni alergjitë tuaja
Sezoni i alergjive dhe sytë e fryrë shkojnë dorë për dore. Ilaçet pa recetë që merrni për alergjitë, ftohjet apo infeksionet e sinusit mund t’i thajnë sytë.
Ndërroni pozicionin tuaj të gjumit
Flini anash apo me bark? Graviteti bën që lëngu të mblidhet nën sy, gjë që shpjegon dhe rrathët bezdisës. Mundohuni të flini me shpinë dhe shtoni një jastëk shtesë poshtë kokës.
Hiqni grimin para se të flini
Ky është gabimi më i madh që bëni. Përdorni një pastrues çdo natë pasi grimi mund të shkaktojë ënjtjen e syve.
Mos e teproni me alkolin
Një gotë verë është e mirë, por mos e teproni. Para se të shkoni në shtrat pini një gotë ujë dhe përdorni një krem hidratues rreth syve.
Mbroni sytë nga rrezet UV
Tregohuni të kujdesshëm sidomos në zonën rreth syve. Përdorni krem dielli, mbani syze dhe kapele për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme.
Mos pini duhan
Pirja e duhanit mund të thajë dhe dobësojë lëkurën. Thuaji jo duhanit dhe ruajeni veten nga sytë e rrudhur dhe të varur.
Trajtojeni zonën rreth syve.
Bëni kompresa të ftohta pasi lehtëson fryrjen. Provoni lugë të ftohtë, feta kastraveci ose bustina çaji.
Mos harroni kremin e syve
Asnjëherë mos e neglizhoni kremin e syve. Provoni një krem retinoli për sytë. /abcnews.al