Thrilleri brenda “Golden-it” me Jan Prengën, Hoxha: Kush ua bëri “gropën” me kamerën e fshehtë

schedule14:04 - 18 Janar, 2021

schedule 14:04 - 18 Janar, 2021

Në 17 janar u bë një vit nga rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, ndërsa kufoma e tij ende nuk është gjetur dhe në kërkim vijon që të jetë Altin Hajri i kompleksit luksoz “Golden” në Shijak. Gazetari Artan Hoxha tha sot në studion e “ABC” se pak ditë më parë ka pasur një riaktivizim të kërkimeve në një liqen, por nuk është gjetur asgjë.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz u dorëzua i vdekur në garazhin e kompleksit “Golden” të familjes Hajri, ai që e ka transportuar nuk e ka treguar ku është fshehur kufoma. Ngjarja e merr spunton nga grabitja e kokainës në portin e Portsmuthit në Angli. Kërkime ka pasur edhe gjatë javëve të fundit në një liqen artificial, është kërkuar edhe aty dhe janë bërë kërkime në shtratin e lumit Erzen.

Është tentuar me dron nga sipër për të parë, shirat, rrëshqitje të tokës, por ende nuk është gjetur. Më duket e pabesueshme që nuk është gjetur trupi. Ngjarja është pezulluar dhe nuk dihet si do të vijojë, pasi ka të vrarë brenda. Më çudit fakti që kur ka prova prokuroria e çon deri në afatin e fundit? Pse nuk e çon për gjykim. Altin Hajri është në arrati. Hajrat nuk janë te rrëmbimi por vendosja në dispozicion e ambientit dhe fshehja e krimit” tha ai.

Pamjet në kompleksin “Golden” të Hajrave tregojnë gjithë skemën e futjes së trupit nga fuoristrada në furgon për ta nxjerrë më pas nga godina për të zhdukur. Por Hoxha, thotë se personat që morën pjesë në krim nuk ishin në dijeni të faktit se po regjistroheshin nga kamera e sigurisë. Por si ka mundësi? Artan Hoxha e shpjegon kështu.

Administratorja e kompleksit, nëna e Hajrave, kishte dyshime se stafi i saj e grabiste kur kishte evente, pra mendonte se i vidhnin ushqime pasi makinat e furnizimit futeshin në garazh dhe ajo për të ndaluar këtë kishte vendosur një kamera për të parë kur vinte furnizimi. Këtë gjë e dinte ajo dhe nuk e dinin të tjerët, prandaj ata e bënë si shfaqje, pa pasur dijeni se po regjistroheshin” tha Hoxha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!