“Thoni fjalë të mira”, zyrtarët gjermanë zbulojnë sesi Kina tenton të manipulojë për koronavirusin

schedule01:15 - 27 Prill, 2020

schedule 01:15 - 27 Prill, 2020

Ministria e brendshme e Gjermanisë tha se diplomatë kinezë u ishin drejtuar zyrtarëve të qeverisë gjermane në përpjekje për t’i inkurajuar ata të bënin deklarata pozitive se si Pekini po e trajtonte pandeminë e koronavirusit.

Në një letër të parë nga Reuters thuhet se “Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të ndërmarra nga diplomatë kinezë me qëllimin për të nxjerrë deklarata pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës”.Qeveria gjermane nuk i plotësoi kërkesat kineze, thuhet në letër.

Letra ishte e datës 22 prill dhe i ishte dërguar ligjvënëses së Partisë së Gjelbër Margarete Bause në përgjigje të pyetjes së saj nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin komente pozitive.

Sipas letrës, Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa përmendur nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente ose jo.