Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasaportat në çdo sportel/ Kush ka aplikimin e fundit para 2012, në njësinë ku ka vendbanimin

schedule11:18 - 10 Janar, 2026

schedule 11:18 - 10 Janar, 2026

Rinovimi i dokumenteve të identifikimit do të jetë tashmë më i thjeshtë për qytetarët. Sipas një udhëzimi të ri, karta e identitetit dhe pasaporta biometrike mund të rinovohen në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë vendin.

Tashmë nuk do të jetë e nevojshme që aplikimi të kryhet në zonën ku qytetari është i regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim vlen për të gjitha riaplikimet, si ato standarde ashtu edhe të përshpejtuara, dhe synon të ulë kohën e pritjes dhe kostot e lëvizjes për qytetarët.



Nga ky udhëzim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar para vitit 2012. Për këto aplikime, procedura do të vijojë të kryhet vetëm në zyrat e përcaktuara sipas vendbanimit, në përputhje me rregullat ekzistuese.

Sa i përket tërheqjes së dokumenteve, pasaporta biometrike merret pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku është kryer aplikimi, ndërsa karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së IdentiTek ku është bërë aplikimi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!