Prokuroria italiane ka arritur të identifikojë plot 171 persona të cilët kanë kryer thirrje raciste ndaj Lukakut në stadiumin e Juventusit. Të gjithë këta tifozë do të marrin “DASPO”, ose e thënë ndryshe, nuk do të shkelin në stadiume në Itali deri në një maksimum prej 5 vitesh, ose do të ndëshkohen me gjoba të majme.
Ndërkohë, pak ditë më parë, Juventusi kishte komunikuar se kishte arritur të identifikonte vetëm dy tifozë, ndërsa Prokuroria arriti të gjente plot 171 tifozë në total.
Kjo gjë është rezultat i hetimit të Digos të kryeqytetit piemontez, në kuadër të luftës kundër diskriminimit racor në sport, një punë mbresëlënëse e bërë përmes audio dhe video e cila ka bërë të mundur identifikimin e përgjegjësve për thirrjet raciste të drejtuara nga unaza e parë e “Curva Sud” për sulmuesin zikaltër, Romelu Lukaku, gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të luajtur në “Allianz Stadium” më 4 prill./ h.ll/abcnews.al