Çështja e sulmit racist ndaj Vinicius në ndeshjen e Real Madrid kundër Valencias në Mestalla ka marrë përmasa të mëdha, gjë që rezultoi në përjashtimin e brazilianit dhe shpërthimit të tija ndaj racistëve, madhe edhe duke sulmuear presidentin e La Liga.
Sulmuesi 22-vjeçar brazilian, siç zbulohet nga gazetari Bruno Andrade në “UOL”, ka vendosur të japë një intervistë që do të flasë hapur për gjithë këtë çështje me sulmet raciste që ka pësuar që në fillim të vitit, duke kërkuar edhe veprim nga autoritetet spanjolle.
Madje, duket se ai ka qenë në një gjendje aq shumë të furishme pas sfidës, sa ka kërcënuar edhe se do të largohej nga madrilenët nëse situata nuk ndryshonte./h.ll/abcnews.al