Thirrje kundër luftës në televizionin shtetëror, protestuesja ruse gjobitet e lihet e lirë

schedule17:36 - 15 Mars, 2022

schedule 17:36 - 15 Mars, 2022

Punonjësja e televizionit shtetëror rus që doli të hënën në mes të transmetimit me një mesazh kundër luftës në Ukrainë doli sot para gjykatës. Sipas raportimeve, ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën e Ostankino-s dhe pas seancës është gjobitur me 30 mijë rubla (247 Euro) dhe është lënë e lirë.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një eventi publik të paautorizuar”, një akuzë administrative kjo që dënohet me gjobë deri në 30,000 rubla, shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.


Punonjësja nuk u akuzua sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”. Deri paraditen e së martës, Ovsyannikova nuk po mund të lokalizohej nga avokatët e saj, por më pas u shfaq në një foto të publikuar në rrjet pranë një mbrojtësi ligjor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!