Tifozët e Liverpool janë shprehur të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës këtë sezon.
Pas humbjes 3-0 ndaj Wolves, skuadra e Jurgen Klopp qëndroi në vendin e 10-të në tabelën e Premier League.
Pas kësaj, hashtagu #KloppOut u bë trend në Twitter duke kërkuar shkarkimin e trajnerit të Liverpool.
Vlen të theksohet se hashtag-u është përdorur edhe në një kuptim ironik, duke lënë të kuptohet se nga shkarkimi i Klopp do të përfitonin vetëm rivalët e Liverpool-it. /G.D abcnews.al/