Thirrja e trajnerit, Fagu: Kujdes fëmijët, karantina do i lërë me pasoja

schedule15:17 - 19 Prill, 2020

schedule 15:17 - 19 Prill, 2020

Erbim Fagu u detyrua të largohej shpejt nga futbolli. Ish-mbrojtësi i djathtë luajti me Tiranën, Teutën, Skënderbeun, Elbasanin dhe Besën. Në karrierën e tij u shpall 5 herë kampion Shqipërie dhe fitoi 9 trofe në total.

Prej kohësh ka nisur karrierën e trajnerit dhe punon si trajner i moshave te Football Republic. 33-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u ndalur te pasojat që do të kenë fëmijët pas përfundimit të kësaj situate të frikshme të shkaktuar nga koronavirusi.

Karantina e fëmijëve, një traumë për të cilën askush nuk po mendon! Në pak muaj, fëmijët që tani janë të frikësuar dhe të penguar, do të fillojnë të shfaqin traumat dhe problemet reale që shëndeti i tyre mendor po gjeneron në këtë situatë. Ajo që ka ndodhur është gjeneruese dhe do të gjenerojë trauma si në fëmijëri ashtu edhe në adoleshencë.

Kujtimet traumatike krijojnë kujtime të ndara dhe ato shndërrohen në probleme të sjelljes që do të shfaqen kur fëmijët kthehen në shkollë,stërvitje ose do të bëhen somatizime, domethënë një manifestim fizik i problemeve emocionale. Shpresojmë që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejtë të jetë e mundur!”, shkruan Fagu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!