Koncerti i Goran Bregoviç në qytetin e Korçës po afron, ndërsa Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të bëjnë thirrje për bojkot. Muzikanti serb është i ftuari special i natës finale në “Festën e Birrës Korça”.
Të shumtë janë ata që kanë kundërshtuar ftesën për Bregovic, ndërsa tifogrupi ultras që mbështet kombëtaren shqiptare ka reaguar sërish me anë të një komunikate zyrtare.
“Thuajini JO Bregovicit!
Shpërndajeni sa më shumë në statuse e komente, shtypeni dhe vendoseni në vende sa më të dukshme nëpër Korçë!
Bashkohuni në bojkot derisa të marrë fund i gjithë ky turp!“, lexohet në thirrjen e grupimit që mbështet kuqezinjtë e Rejës. /abcnews.al