“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Citaku: Do të raportoj në polici çdo shantazh dhe mesazh

schedule17:40 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 17:40 - 22 Dhjetor, 2020

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcënuese dhe ofenduese.

Së fundmi në një postim të publikuar, Citaku tregon se ka marrë një mesazh nga një profil në Facebook” i cili i shkruan: “Kurvo turp koft ty, e mbron at qen Serbisë. Ati thikën fyt me ja lan”.

Citaku ka publikuar edhe emrin e personit që i është drejtuar me këtë mesazh shantazhues sipas saj.

Statusi:

Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume

Më herët Vlora Citaku në një tjetër reagim, dënoi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Vilon Syla, reagim ky që ka ngjallur edhe kritika nga qytetarë të ndryshëm pasi e kanë parë si një mbrojtje ndaj gazetarit dhe ofendim ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!