Ndihmës trajneri i Belgjikës Thierry Henry do të drejtojë kombëtaren në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Holandës, pasi trajneri i parë Roberto Martinez është suspenduar.
Për ish-sulmuesin e Arsenalit dhe kombëtares franceze do të jetë paraqitja debutuese në stolin e Belgjikës, shkruan abcnews.al.
Martinez u përjashtua me karton të kuq në kohën e pushimit të ndeshjes në Bruksel mes Belgjikës dhe Uellsit, e cila shkoi për vendasit me rezultat 2:1.
Holanda dhe Belgjika do të luajnë në Amsterdam të dielën në ndeshjen e xhiros së fundit të gjashtë të Grupit 4 të Ligës A të Kombeve.
Belgjikës do t’i duhet një fitore me më shumë se tre gola për t’u kualifikuar në turneun final. /G.D abcnews.al/