Thiago Motta rrit pretendimet për pagën, Juventus mendohet

schedule13:06 - 30 Maj, 2024

schedule 13:06 - 30 Maj, 2024

Ndërkohë që të gjithë presin zyrtarizimin, negociatat mes Thiago Mottës dhe Juventusit duket se kanë ngecur në orët e fundit. Shkak është bërë rritja e pretendimeve nga ana e trajnerit italo-brazilian, që së fundi ka vënë si kusht një pagë prej 5 milionë eurosh neto në sezon.

Nga ana tjetër bardhezinjtë kishin ofruar vetëm 3.5 milionë euro dhe tashmë negociatat kanë ngecur, teksa i takon drejtorit sportive Giuntoli që të ndërhyjë shpejt dhe të zgjidhë situatën.

Aktualisht Thiago Motta është me pushime në Portugali, ndërsa në klubin bardhezi po bëjnë llogaritë nëse kanë mundësinë të plotësojnë pretendimet e trajnerit.

Gjithsesi palët pritet që të intensifikojnë bisedimet në orët e ardhshme, për të arritur një marrëveshje sa më shpejt, pasi Giuntolli dëshiron të nisë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri në funksion të trajnerit të ri.

Thiago Motta ka mbyllur tashmë bashkëpunimin me Bolognën dhe pret vetëm akordin me Juventusin, për të nisur edhe zyrtarisht aventurën në krye të bardhezinjve, aty ku do të ketë mision rikthimin e skuadrës te titulli kampion./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!