49-vjeçari Qëndrim Çunaj, banues në Tepelenë ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij 48-vjeçarit Helidon Çunaj.
Policia bën me dije se 49-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /i.k/abcnews.al/