Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale V.Q. shtetas theu urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten.
“Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas theu urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al