Një 28-vjeçar në Devoll është vënë në pranga pasi u përfshi në një konflikt me persona të tjerë ndërsa kishte thyer edhe “Arrestin në shtëpi”.
Njoftohet se 28-vjeçari D. M., bashkë me vëllanë e tij ishin përfshirë në një konflikt fizik me 48-vjeçarin D. K., dhe 20-vjeçarin Dh. K., në fshatin Braçanj.
Sherri njoftohet të ketë nisur për motive të dobëta. 28-vjeçari D. M., u arrestua në flagrancë ndërsa vëllai i tij u procedua penalisht.
Njoftimi:
Devoll
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.
Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.
Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al/