Një 35-vjeçar nga Saranda ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al