Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Theu masën e arrestit shtëpiak/ Vlorë, i riu i armatosur në makinë, kapet nga policia

schedule13:25 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 13:25 - 2 Dhjetor, 2025

Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

* M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.

Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!