Një 22 vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se ky i ri theu masën e caktuar ndaj tij ‘Arrest shtëpie’.
Ndaj të riut ishte marrë kjo masë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.
” Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durres, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. ” – njofton policia.