Theu masën ‘arrest shtëpie’ dhe tentoi të dilte jashtë territorit të Shqipërisë, pranga autorit në Lezhë

schedule15:54 - 28 Shkurt, 2024

schedule 15:54 - 28 Shkurt, 2024

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar një persona, i cili theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe tentoi të dilte jashtë territorit të Shqipërisë.

“Ai u kap gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar. /abcnews.al