Theu krahun kundër Brighton, konfirmohet mungesa e gjatë e Lloris

schedule19:33 - 7 Tetor, 2019

schedule 19:33 - 7 Tetor, 2019

Hugo Lloris luajti vetëm tre minuta në takimin e fundjavës kundër Brighton. Portieri i Tottenhamit ishte fajtor në rastin e golit të parë të vendasve, pasi i fali topin sulmuesit Maupay. Për më tepër, Lloris edhe u përplas keq në tokë, duke thyer krahun e tij të majtë.

Kapiteni i “Gjelave” u largua me barelë dhe maskë oksigjeni nga fusha e lojës, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Sot, është mësuar se Hugo Lloris do të humbasë të gjithë vitin 2019, një goditje e madhe për Tottenhamin.

Portieri ka thyer në mënyrë të dyfishtë parakrahun e majtë dhe rikuperimi i tij kërkon të paktën 3-4 muaj. Francezi me shumë gjasa do të rikthehet në fushat e blerta në fundin e muajit gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!