Theu bojkotin dhe u fut në seancë, Dhoma e Avokatisë “ndëshkon” avokatin nga Fieri

schedule16:47 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:47 - 13 Korrik, 2022

Një avokati i është hequr për tre muaj licenca pasi ka thyer bojkotin e seancave gjyqësore.

Bëhet fjalë për një avokat të Dhomës së Avokatisë në Fier. Ai nuk ka respektuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të bojkotuar seancat, si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Ndërkohë, 11 kërkuan kohë dhe për 3 të tjerë u rrëzuan kërkesat për masë disiplinore. Mbledhja e radhës e komitetit të disiplinës u la më datë 22 korrik.

NJOFTIM !

Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!