Theu arrestin e shtëpisë e vodhi një dyqan në Sarandë, 43-vjeçari plagosi me thikë dy vëllezër adoleshentë në pranverë

schedule12:30 - 21 Shtator, 2022

schedule 12:30 - 21 Shtator, 2022

43-vjeçari që u arrestua sot në Sarandë pasi vodhi një sasi parash dhe disa bizhuteri në një dyqan rezulton të jetë Ibrahim Duda. Ky i fundit është autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ne prill te këtij viti në qytetin bregdetar.

Duda mesa duket kishte thyer edhe arrestin e shtëpisë pasi kjo masë sigurie i ishte vendosur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.

Ndërkohë, pasi theu masën e sigurisë, Duda arriti që të vidhte një shumë parash në një dyqan në lagjen nr.4, Sarandë. /abcnews.al/