Rishkrimi i “Historisë së shqiptarëve” sjell në vëmendje se jo vetëm jashtë kufijve, por edhe në kontekstin shqiptar, ngjarje të zbardhura përmes dokumentacioneve, nuk kanë arritur të bëhen pjesë e ndërgjegjes masive, e cila për vite është mësuar me një tjetër variant të historisë.
Këtu përfshihen edhe zhvillimet e viteve 1920-1924, si dhe figura e ish mbretit Ahmet Zogu që do të rishikohen në Historinë e shqiptarëve, nga akademiku Beqir Meta. Dyzimet mes vizionit emancipues të vendit, dhe etja e ish-mbretit Zog për pushtet, edhe me koston e copëzimit të Shqipërisë, rimarrin një trajtim më të thelluar në Historinë e Shekullit të XX.
Mirëpo, historia e trashëguar nga diktatura, rrit përmasat e tradhëtisë së Ahmet Zogut ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe për faktin se ai gjatë dy largimeve të tij, në Jugosllavi në vitin 1924 dhe më pas në vitin 1939, vuri dorë mbi buxhetin e shtetit. Por a ka qenë ai i vetmi udhëheqës që e ka ndërmarrë këtë akt?!
Meta rrëfen se edhe Fan Noli mori pjesë nga buxheti i shtetit pasi u përmbys qeveria e tij në dhjetor të vitit 1924 nga forcat e Ahmet Zogut. Dhe sqaron më tej për “VETTING” ku ndryshon Noli në këtë pikë nga armiku i tij politik…