Mark Palnikaj është një inxhiner, studiues, dhe albanolog shqiptar i njohur për kontributet e tij në zbulimin dhe studimin e dokumenteve të hershme në gjuhën shqipe.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Palnikaj u shpreh se ka gjetur një libër me 6 kapituj, në bibliotekën “Romolo Spezzioli” në Itali, që përshkruan historikun e 16 misioneve fetare të kryera në ato kohë.
“Është qytet i vogël, por kanë bilbiotekë sa biblioteka kombëtare, Ky dorëshkrim ka ndenjur 370 vite pa publikuar. Kishin njerëz, por nuk kishin para. Unë që e publikova, para publikimit, bëmë një marrëveshje. Çfarë do bëja unë dhe çfarë do bënin ata. Iu dhashë 15 kopje. Është dokumenti më i madh dhe më i rëndësishëm për Shqipërinë, për atë kohë, ka 510 faqe. Kanë të dhëna statistikore, regjistrim fundamental. Është kryer nga italianët. 510 faqe, nuk njihej, nuk ishte publikar asnjë rresht. E mora unë. 200 faqe flasin për problemet kishtare. Ka 300 faaqe histori, tregon për zakonet, aktivitetin, kryengritjet”, theksoi ai./abcnews.al

