Thesaret e Tokës së Shenjtë

schedule04:44 - 29 Shtator, 2022

schedule 04:44 - 29 Shtator, 2022

Në çdo epokë, perandorët dhe mbretërit janë joshur nga Toka e Shenjtë. Ky rrip i vogël toke ka qenë i pushtuar nga babilonasit, grekët, romakët, arabët, kryqtarët, Perandoria Osmane dhe ajo Britanike, sa për të përmendur disa.

Çdo pushtim ka lënë shenjën e tij, duke lënë pas shumë vende historike të rëndësishme. Ja 10 më frymëzueset.

1.Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem

Nga të gjitha kishat e Jeruzalemit, dhe në qytet ka shumë prej tyre, Kisha e Varrit të Shenjtë cilësohet si më e shenjta. E fshehur në një labirint rrugicash të ngushta në pjesën e vjetër të qytetit, ajo përmban 5 stacionet e fundit të kalvarit të Kryqit, seria e imazheve të kryqëzimit të Krishtit.  Varri i Shenjtë është një nga tre kishat më të mëdha të themeluara nga Helena, nëna e perandorit Konstantin, e cila udhëtoi në Tokën e Shenjtë rreth 300 vjet pas kryqëzimit të Krishtit. Dy kishat e tjera janë të vendosura në Betlehem dhe Nazaret. Helena e emërtoi vendin Calvary (që rrjedh nga fjala latine për ‘Kafka’), kur varri i Jozefit nga Arimatea dhe 3 kryqe u gjetën gjatë gërmimeve.

Kisha origjinale u përfundua në vitin 335, edhe pse shumica e asaj që gjendet sot atje i përket periudhës së kryqtarëve, në një kohë që u restaurua në vitin 1810. Edhe pse jo ndër më të bukurat, ajo është një kishat më të vizituara të botës, ku çdo ditë me mijëra turistë ndezin qirinj pranë varrit-shkëmb të Jezu Krishtit, ndërsa mbahen procesione të rregullta nga koptikët, murgjit ortodokse grekë dhe ata françeskanë.

2.Avdat Negev

Pas Petras, Avdat ishte stacioni i dytë më e rëndësishme e në rrjetin e tregtisë fitimprurëse të erëzave dhe temjanit, në një kohë që lidhte perandorinë romake …

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!