Theo i sinqertë: I lumtur që kam njohur Zoen, kam nevojë për hapësirat e mia

schedule16:51 - 12 Tetor, 2020

schedule 16:51 - 12 Tetor, 2020

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij private. Francezi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me kuqezinjtë ka pranuar se është në një lidhje me një modele italiane si dhe që ndihet i lumtur me të. Gjithesi francezi thekson se ka nevojë për hapësirat e veta dhe vazhdon të jetojë në Como.

“Kam takuar një vajzë që më bën të lumtur. Në Itali ndihem si në shtëpinë time për shkak edhe të Zoes, e cila është e dashura ime. Ajo është italiane dhe më ka treguar shumë gjëra që unë nuk i dija. Jam me fat që jam njohur me të, pasi ndihem akoma më shumë i motivuar,” deklaron francezi.

 

“Që kur jam transferuar këtu kam zgjedhur të jetoj në Como dhe jo në Milano. Më pëlqen jeta këtu, ndërsa atje ka më shumë banorë. Këtu kam edhe tre qentë e mi, të cilët kërkojnë hapësirat e tyre. Gjithashtu edhe unë kërkoj hapësirat e mia, por kuptohem shumë mirë me Zoen,” mbyll Theo. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!