Theo Hernandez: Nuk e shoh veten te Reali, ky Milan është për titull

schedule11:19 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:19 - 15 Dhjetor, 2020

Theo Hernandez ka gjetur veten në Milano. Mbrojtësi është rritur dhe ka treguar personalitet në Serie A. Ai është një nga titullarët kryesorë të Milanit, që ndryshe nga vitet e shkuara po bën një sezon të mirë dhe renditet në vendin e parë.

Anësori i majtë mendon se po kalon momentin e tij më të mirë dhe se kuqezinjtë mund ta marrin titullin kampion në Serie A. “Mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës time. Për shumë vite Milani nuk ka qenë si tani. Mendoj se tani mund t’ia marrë titullin Juventusit”, shprehet për “Onda Cero” Hernandez.

A e mendon një rikthim te Reali? Mbrojtësi është i qartë dhe i premton besnikëri Milanit, ndërkohe që e thotë hapur se çfarë i kishte munguar te kampionët e Spanjës kur luante për ta.

“Nuk e shoh veten time përsëri te Real Madrid. Nëse do të mundja do të qëndroja përgjithmonë te Milani. Kur shkova në Madrid isha shumë ri dhe nuk kisha minuta. Ishte e komplikuar gjithçka, për shkak se nuk kisha besimin që kam tani”, mbyll Theo Hernandez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!