Studiuesi Çlirim Hoxha, ish drejtor i bibliotekës së Vlorës, publikoi pak kohë më parë një libër të titulluar “Troja gjendet në Shkodër”. Ndonëse ai pretendon se bazohet në fakte të ndryshme historike, teza e tij ka hasur në kundërshti. Ai ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ku foli sërish për këtë tezë.
“Edhe në libër e kam aty, tregoj një hartë të vjetër se gjiri i Vlorës në atë kohë ka mbajtur emrin gjiri i Eneus. Pasi troja u shkatërrua, enea erdhi në gjirin evlorës. Udhëtimi I Eneas për të shkuar në Lacio të Italisë zgjati 7 vjet. Erdhi dhe qëndroi në gjirin e vlorës. Një pjesë e trojanëve, zbritën në Orikum, një pjesë zbritën në thellësi dhe themeluan Amantian. Pastaj shkoi për të takuar kunatine tij Elenin në Butrint. Më pas shkoi në Kretë dhe më pas për në brigjet italiane. Enea shkon në Lacio, me vete kishte babanë që e mbante në krahë dhe kur kaloi brigjeve të Sicilisë, në skajin perëndimor të Lacios. Ka 10 vende në botë që pretendohet se është Troja. Duke studiuar Iliadën e Homerit me lupë zbadhuese unë kam nxjerrë toponimet dhe i kam kërkuar në Azinë e vogël, ku thuhet se është Troja,” tha ai.
Ai gjithashtu pretendon se shumë toponime nëpër botë marrin kuptim nga gjuha shqipe. Për këtë ai përmendi disa emra vendesh nëpër botë si Malaga, Guatemala, ishujt Malvin etj, që sipas të cilit lidhen me fjalën shqipe “mal”. Ai thotë se gjuha shqipe ka emërtuar disa fenomene natyrore.
“Andet kanë marrë emrin se ndodhen në anë të detit. Shkojmë në Peru ndodhet një qytet malor Macu Picu, i braktisur, dhe kanë jetuar fiset Maja, të cilët ishin popuj indigjen dhe shtriheshin nga Peruja deri në Meksikë. Pse u quajtën fiset maja? Sepse jetonin në maja. Të gjitha këto ndërtime janë me maja. Guatemala. Dalim tek fjala mal. Në jug të Spanjës, kemi qytetin Malaga. Mal sepse është rrethuar komplet me mal.”, tha ai.
Duke u ndalur tek teza se gjuha shqipe është më e vjetra në botë, ai përmendi një albanolog hungarez që sipas të cilit thoshte se gjuha shqipe është më e vjetra në botë. /abcnews.al