“Themelet e Universitetit të Tetovës janë ngritur me gjak”, Senad Abdyli: Me gjuhën e artit kemi kompensuar komunikimin mes shqiptarëve

schedule13:27 - 17 Maj, 2024

schedule 13:27 - 17 Maj, 2024

Dekani i Fakultetit të Tetovës,  Senad Abdyli në një rrëfim për “Pas Mesnate” në ABC News, foli për themelimin e Universitetit të Tetovës dhe komunikimin mes artit.

Ai u shpreh se universiteti i Tetovës, i cili këtë vit feston 30-vjetorin, nuk do ishte siç është sot pa Shqipërinë dhe Kosovën. Më tej ai theksoi se ndarja fizike që na është bërë në mënyrë të padrejtë, me gjuhën e artit është arritur të kompensohet5 sadopak komunikimi. Kjo ndarje fizike është e mënjanuar kur flasim dhe komunikojmë me veprat tonë të përshpirtshme, tha Abdyli.

“Universiteti i Tetovës pa Shqipërinë dhe Kosovë nuk do të ishte njësoj, është ndihmuar në profesionalizmin e studentëve që u angazhuan për një kërkesë unike që u paraqit në vitet ’90. Që të studiojnë në gjuhën e tyre amtarë. Universiteti i Tetovës nuk është universitete siç mund të ishte menduar në vendet e tjera të botës, është një universitet i rrallë, që themelet u ngritën me gjak. Këmbëngulja e popullatës së Maqedonisë së Veriut ndihmuan që ky universitet të jetojë për 10 vite me radhe, dhe disa me 12 vite që të mos njiheshin nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Të studiosh në Prishtinë në vitet ’90- ku nuk pe arë asnjë shfaqje teatrale është mungesë e shumë informacioneve, por nuk ka munguar vullneti dhe dashura për artin. Tetova me mbi 200 mijë banorë, për shumë dekada nuk ka pasur teatër. Institucionet pasi ne me ngulm punuam për të bërë prodhimin tonë. Në vitet ‘70 ka pasur tetarë por të ndarë , mes shqiptarëve dhe turqve në Shkup.

Ndarja fizike që na është bërë në mënyrë të padrejtë, me gjuhën e artit kemi bërë të kompensojmë sadopak komunikimin tonë. Kjo ndarje fizike është e mënjanuar kur flasim dhe komunikojmë me veprat tonë të përshpirtshme.

Universiteti i Tetovës këtë vit kremton 30-vjetorin. 30 vite punë, sakrificë dhe përkushtim. Sot me ofrojmë programe studimore dhe kushte.”, tha Abdyli.   /abcnews.al