Thellohet edhe më shumë misteri i anijes ruse të goditur nga forcat ukrainase. Fillimisht pala ukrainase raportoi se ka sulmuar dhe fundosur një anije luftarake ruse, por që kjo gjë më pas është mohuar nga Moska.
Ndërkohë që edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ende të qartë se çfarë ka ndodhur.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha për CNN se kishte të paktën një shpërthim të madh i cili shkaktoi dëme të rënda dhe shtoi se anija është ende në lundrim dhe nuk është fundosur.
“Ne vlerësojmë se anija është në gjendje të lëvizë vetë dhe duket se është kështu. Mendojmë se tani po shkon drejt lindjes. Ne besojmë se ndoshta do të vendoset në Sevastopol për riparime, por nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar saktësisht atë”, shtoi zyrtari amerikan.
Nga ana e tij, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, komentoi se anija u dëmtua rëndë si rezultat i “paaftësisë” ose një sulmi të suksesshëm nga ukrainasit.
“Kjo është flamuri i tyre, Moska, dhe tani ata duhet të pranojnë se ka vuajtur shumë. Ata duhej të zgjidhnin mes dy historive. Njëra histori është se ishte thjesht paaftësi dhe tjetra se ata u sulmuan. Dhe asnjë nga këto nuk është një rezultat i mirë për ta”, tha Sullivan.
Ndërkohë, një artikull i Daily Mail duket se po arrin të njëjtin përfundim si Sullivan. Kjo sepse, siç thekson raporti, duke cituar vlerësimet e ekspertëve të transportit detar për të arritur në përfundimin se dëmi ishte rezultat i keqpërdorimit nga pala ruse.
/Abcnews.al/