Thellohet kriza politike në Armeni, trazira dhe dhjetra të arrestuar në Jerevan

schedule10:24 - 25 Shtator, 2023

schedule 10:24 - 25 Shtator, 2023

Policia ka arrestuar të paktën 140 persona në protestat në kryeqytetin armen, ndërsa kriza politike në Jerevan po thellohet. Protestuesit e zemëruar kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Pashinyanit pas konfliktit që shpërtheu në Nagorno-Karabakh.

Ndërprerja e armiqësive në Nagorno-Karabakh i dha vendin një krize politike në Armeni. Opozita e vendit i ka bërë thirrje kryeministrit Nikol Pashinyan të japë dorëheqjen sepse ai “i dha Nagorno-Karabakun Azerbajxhanit”.

Autoritetet në Nagorno-Karabakh njoftuan se kishin nënshkruar një armëpushim të plotë, duke i dhënë fund “operacionit anti-terrorist” të nisur nga ushtria Azerbajxhan në pak më shumë se një ditë.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga paqeruajtësit rusë, kërkonte tërheqjen e trupave armene nga zona operacionale e paqeruajtësve, si dhe çarmatimin dhe shpërbërjen e plotë të ushtrisë së Nagorno-Karabakh.

Artileria e rëndë dhe armët e tjera do të tërhiqen gjithashtu nga rajoni, vendi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për 30 vitet e fundit.

Lajmi se autoritetet në Nagorno-Karabakh kishin hequr dorë nga rezistenca dhe kishin rënë dakord me kërkesat e Azerbajxhanit, përfshirë pikën kryesore të shpërbërjes së ushtrisë së enklavës, ka shkaktuar reagime të ndryshme në Armeni.

Opozita bëri thirrje për demonstrata në kryeqytetin Jerevan, duke akuzuar kryeministrin Nikol Pashinyan për “tradhti” dhe duke kërkuar që ai të japë dorëheqjen menjëherë.

/abcnews.al