Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Brikena Bogdo në ABC News foli për historikun dhe rëndësinë e figurës së Shadije Bodgo, e njohur ndryshe edhe si “Theçeri” shqiptar.
Në “ABC e Mëngjesit” rrëfeu rrugëtimin e vështirë të kësaj familje me frymë atdhetare në Libohovë.
Në vitin 1920 Shadije Bogdo, ka hapur shkollën e parë të vajzave në Libohovë, por është sulmuar dhe minimizuar rëndësia e kësaj figure gjatë gjithë kohës nga regjimi i Enver Hoxhës.
“Ishte një figurë që nuk u pa me sy të mirë në atë kohë sepse ishte pjesë e një familje elitare. Nëse sot shqiptarët largoehn nga Shqipëria për një jetë më të mirë, ata lanë pasuri, poste në Turqi për të bërë Shqipërinë sepse kishin një frymë atdhetare patriote. Ishte një brez që tentonte ta ngrinte Shqipërinë jo vetëm në aspektin demokratik, por edhe me një frymë atdhetare. Ajo guxon ta shohë femrën politikane., Në vitin 1920 ajo hap shkollën e parë të vajzave në Libohovë. Enver Hoxha jo pa shkak e minimizoi si potencial Libohovën, e sulmoi qëllimisht”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Jo vetëm një figurë atdhetare dhe, por Shadije Bodgo ka hedhur themelet e femrës politikane.
“Ishte një femër që zotëronte katër gjuhë. Gjatë periudhës së komunizmit e gjitha familja ka qenë si në hije. I vëllai i burgos, familja e tij u internua në Elbasan. Dhe figura e saj u la në hije sepse ishte shumë e rëndësishme edhe në mënyrën e saj të të shprehurit. Ajo ngriti një kurs për gratë që kishin dëshirë të mësonin, kishte një frymë të thellë atdhedashurie, për bashkim kombëtar, për Shqipërinë Etnike dhe kjo nuk mirëpritej aspak nga regjimi”, ka thënë ndër të tjera ajo, duke shtuar: “Se është themeluese, dhe një ndër iniciatoret për ngritjen e Institutit “Nëna Mbretëreshë’”.
/abcnews.al/