Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘The Independent’ për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga

schedule14:06 - 19 Shkurt, 2026

schedule 14:06 - 19 Shkurt, 2026

Gazeta britanike “The Independent” ka shkruar për fjalët e fundit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin ndaj ish-katërshes së UÇK-së në Hagë.

Artikulli i tyre fillon duke treguar se ish-presidenti e paraqiti veten të mërkurën si një burrështeti dhe paqebërës, ndërsa u kërkoi gjyqtarëve ndërkombëtarë ta lironin nga ato që ai i quajti akuza të pabaza, duke përfshirë vrasje, tortura dhe persekutim që datojnë që nga lufta e kombit të tij për pavarësi, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qëndruar me popullin e Kosovës duke mbrojtur lirinë, jetën dhe dinjitetin. Gjithmonë jam udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë”, u tha Hashim Thaçi gjyqtarëve në fund të gjyqit të tij gati trevjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.



Tutje, në artikull thuhet se mbështetësit në galerinë publike të gjykatës në fillim të fjalimit të Thaçit u shtynë pas murit prej xhami që i ndante nga salla e gjyqit për ta përshëndetur ish-presidentin përpara se të qortohej nga rojet e sigurisë. Një burrë, thuhet në artikull, shihej duke fshirë lotët ndërsa Thaçi fliste.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim maksimal prej 45 vjetësh burg për Thaçin dhe të pandehurit e tjerë, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi përballet gjithashtu me një gjyq të veçantë për akuzat e frikësimit të dëshmitarëve që do të fillojë më vonë këtë muaj.

Në deklaratën e tij përfundimtare para gjykatës, Thaçi, i cili gjithmonë ka këmbëngulur se është i pafajshëm, tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi im i plotë nga akuzat”.

“Gjatë gjithë asaj kohe, e vetmja fuqi që kisha ishte fuqia e zërit tim”, tha ai. /klankosova.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!