“The Guardian” jehonë bukurive tona/ Rama ndan artikullin: Sporti i kalërimit në Shqipëri, ndër 10 aktivitetet europiane të aventurës

schedule12:33 - 18 Mars, 2024

schedule 12:33 - 18 Mars, 2024

(Kalorës duke udhëtuar në zonat malore të Shqipërisë- Foto e publikuar nga “The Guardian”)

TIRANË- Media prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit ndër 10 aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, edhe sportin e kalërimit në Shqipëri.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, publikoi në faqen e tij zyrtare “Facebook”, shkrimin e “The Guardian”, i cili e përshkruan sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike dhe shumë të dashur për turistët, që e duan eksplorimin.

Më tej, “The Guardian” e vijon shkrimin “në udhëtimin e shtigjeve të lashta malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine”.

“Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në UNESCO dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”, thuhet në artikull.

Malet, pyjet, fushat, lëndinat, por dhe plazhet tona kanë qenë objekt i raportimeve të shumta nga mediat evropiane dhe më gjerë. Mediat e huaja përmes shkrimeve të tilla, që nxjerrin në pah të veçantat e Shqipërisë ftojnë me zell pushuesit të shijojnë gjithçka që ofron vendi ynë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!