The Guardian: Gati 4,000 të famshëm ishin viktima të “deepfake”

schedule11:19 - 22 Mars, 2024

schedule 11:19 - 22 Mars, 2024

Më shumë se 4000 të famshëm, mes tyre 250 britanikë janë në mesin e mijëra njerëzve të famshëm që ishin viktima të “deepfake”, sipas një hetimi, shkruan The Guardian.

Lista përfshin aktore femra, yje televizivë, muzikantë dhe YouTubers, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, fytyrat e të cilëve janë përdorur në materiale pornografike duke përdorur inteligjencën artificiale.

Që nga 31 janari, sipas Aktit të Sigurisë në internet, postimi i imazheve të tilla pa pëlqim është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, por krijimi i përmbajtjes nuk është.

Legjislacioni u miratua në përgjigje të përhapjes së “deepfake” që krijohej nga AI dhe aplikacionet e ndryshme.

Në vitin 2016, studiuesit identifikuan një video pornografike fake në internet. Në tre të katërtat e para të vitit 2023, 143,733 video të reja “deepfake” u postuan në 40 faqet më të përdorura të pornografisë, më shumë se në të gjitha vitet e mëparshme.

Sophie Parrish, 31, nga Merseyside, zbuloi se imazhet e saja nudo të sajuara ishin postuar në internet përpara se të hynte në fuqi legjislacioni.

“Është shumë denigruese. Është sikur ne femrat jemi asgjë, sikur jemi të pavlera, vetëm një copë mishi. Dhe burrat mund të bëjnë çfarë të duan”, tha ajo për Channel 4 News.

“Materialet e paligjshme janë është shqetësuese dhe të dëmshme. Sipas Aktit të Sigurisë në internet, firmat do të duhet të vlerësojnë rrezikun e përmbajtjeve të tilla që qarkullojnë në shërbimet e tyre, të ndërmarrin hapa për t’i ndaluar dhe të veprojnë shpejt për t’i fshirë.

“Megjithëse rregullat nuk janë ende në fuqi, ne po inkurajojmë kompanitë që të zbatojnë këto masa dhe të mbrojnë përdoruesit e tyre tani”, tha në zëdhënës i Ofcom.

“Ne e kuptojmë se sa shqetësuese mund të jetë kjo përmbajtje. Sipas politikave tona, njerëzit mund të kenë faqe që postojnë këto përmbajtje. Dhe ndërsa kjo është një sfidë teknike për motorët e kërkimit, ne do të marrim masa mbrojtëse shtesë për kërkimin në Google, duke përfshirë mjete për të ndihmuar njerëzit të mbrohen,” tha një zëdhënës i Google.

Ryan Daniels i Meta, i cili zotëron Facebook dhe Instagram, tha: “Meta ndalon rreptësisht lakuriqësinë e fëmijëve, përmbajtjen që seksualizon fëmijët dhe shërbimet që ofrojnë imazhe nudo të krijuara nga AI.

Ndërsa ky aplikacion mbetet gjerësisht i disponueshëm në dyqane të ndryshme aplikacionesh, ne i kemi hequr këto reklama dhe llogaritë pas tyre.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!