The Economist: A mund ti përcaktojë ekonomia zgjedhjet amerikane?

schedule14:38 - 9 Gusht, 2024

schedule 14:38 - 9 Gusht, 2024

“Votuesit amerikanë nuk i dhanë meritë administratës Biden për ecurinë pozitive të ekonomisë në periudhën e kaluar.

Por a do të ndëshkohet tani Kamala Harris për trajektoren e saj në rënie?”, shkruan The Economist në një artikull, i cili heton nëse dhe në çfarë mase kursi i ekonomisë amerikane mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Siç theksohet në botim, ekonomia amerikane, pas një periudhe rritjeje duket se po hyn në një periudhë ngadalësimi. Në veçanti, investitorët janë të shqetësuar për një recesion të afërt, kjo pasi papunësia u rrit në 4.3% në korrik,  norma më e lartë që nga viti 2021.

The Economist vlerëson se ekonomia nuk e përcakton rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale, por është një faktor i rëndësishëm për votuesit.

Madje, botimi thekson se një recesion i mundshëm apo edhe një stagnim ekonomik i treguesve në periudhën e ardhshme deri në zgjedhje, mund të ndikojë negativisht për kandidaturën e Kamala Harris.

Por a është vërtet Amerika në prag të një recesioni tjetër?

Sipas The Economist, disa tregues vlerësohen vërtet si ogurzi. Një nga këta tregues lidhet me shkallën e papunësisë e cila është rritur ndjeshëm krahasuar me nivelet e ulëta të fundit në të cilat është konstatuar.

Normat e papunësisë kanë qenë shpesh një pararojë e recesionit në të kaluarën. Megjithatë, të dhënat tani nuk sugjerojnë se Amerika po përjeton një “ngadalësim ekonomik”.

Është karakteristikë se gjatë tremujorit të dytë të vitit PBB-ja u rrit me një normë vjetore prej 2.8%. Vlerësimet për rritjen në tremujorin aktual janë mbi 2%.

Për më tepër, rezervimet e restoranteve dhe linjave ajrore, si dhe mbledhja e taksave sugjerojnë se rritja po vazhdon të ruajë nivele të larta.

Por lind pyetja atëherë është se cilat do të jenë pasojat e mundshme politike të një ngadalësimi të mundshëm të treguesve ekonomikë?

Sipas The Economist, kandidatura e Kamala Harris është ajo që do të pësojë nëse ekonomia humbet vrullin e saj. Siç u përmend, në teori, Harris mund të bazonte një pjesë të fushatës së saj zgjedhore në arritjet e administratës Biden në frontin ekonomik.

Të ardhurat mesatare reale për punëtorët janë 9.4% më të larta se kur amerikanët votuan në 2016-ën. Edhe te meshkujt pa diplomë të shkollës së mesme, shkalla e papunësisë është vetëm 5.1%.

E megjithatë votuesit e gjykojnë politikën ekonomike të demokratëve më negativisht sesa atë të Trump. Arsyeja,  lidhet me faktin se pavarësisht ngadalësimit të inflacionit, çmimet janë gati 20% më të larta në krahasim me çmimet kur Biden mori detyrën.

Në të njëjtën kohë, anketat tregojnë se votuesit peshojnë më shumë mbi ngjarjet e fundit ekonomike, që do të thotë se ecuria e ekonomisë gjatë periudhës parazgjedhore ka më shumë rëndësi në formësimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Për këtë arsye, 90 ditët e ardhshme ka të ngjarë të jenë kritike, veçanërisht për kampet e demokratëve dhe Harris.

The Economist përfundon duke theksuar se në çdo rast Trump nuk mund të mbështetet vetëm te faktori ekonomik për të siguruar dominimin elektoral. Rikujtojmë se Barack Obama fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2012 pavarësisht rrjedhës së dobët të ekonomisë, ndërsa në të njëjtën kohë Donald Trump sot duket i pambrojtur në fronte të tjera politike.

Në një garë të njëanshme, në fund të fundit, shumë faktorë mund të luajnë një rol katalitik në rezultatin e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!