Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Thatësira” pa fund e Dakut/ Sulmuesi i Kombëtares nuk shënon prej 11 ndeshjesh në Rusi

schedule13:05 - 28 Prill, 2026

schedule 13:05 - 28 Prill, 2026

Ku ka shkuar sulmuesi më i frikshëm i kampionatit? Mirlind Daku cilësohej si ylli kryesor i Rubinit dhe njëri nga më të mirët e Premier Ligës së Rusisë, por ka kohë që nuk po mundet të shënojë.
Futbollisti I kombëtares shqiptare është në “thatësirë” të tejzgjatur, që vazhdon prej 5 muajsh e nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Goli I tij I fundit ishte në 22 nëntor, kur Rubin fitoi 1-0 në shtëpinë e tij ndaj Ahmatit të Groznit, pra ishte vendimtar. Tashmë, janë 11 ndeshje në ligë që Daku nuk e gjen rrugën e rrjetës, ndonëse duhet të theksojmë se sulmuesi shqiptar ka pasur probleme.

Për pesë ndeshje ai ka munguar për shkak dëmtimi, ndërsa në një tjetër ka qenë i pezulluar. Në total, këtë sezon ai ka 9 gola dhe 1 asist për Rubinin duke luajtur 21 herë, ndërsa gjatë karrierës me ekipin në Rusi ka 88 ndeshje, 35 gola dhe 11 asistë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!