Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thatësira e tejzgjatur, Fierza arrin kuota minimale, KESH hap tjetër tender për të blerë energji

schedule15:47 - 27 Gusht, 2022

schedule 15:47 - 27 Gusht, 2022

Niveli ujit ne Fierzë ka rënë ndjeshëm. Brenda 5 ditëve niveli është ulur me gati 3 metra .

Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare rezulton se niveli i ujit në liqenin e Fierzës aktualisht është rreth 273 metra ose 10 metra më pak se mesatarja historike.

Mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë ka ulur ndjeshëm prurjet në kaskadë, ndërsa që prej datës 21 gusht të gjitha nevojat e vendit për energji po plotësohen nga prodhimi vendas. Kjo pasi në bursë çmimi i energjisë elektrike ka arritur rekord ditët e fundit duke tejkaluar edhe 700 euro për megavator në disa orare piku.

Nisur nga kjo Kesh ka anuluar të gjithë tenderat e hapur për të blerë energji.

Korporata Elektroenergjitike ndërkohë ka rihapur procedurën për të blerë energji elektrike për periudhën 29 gusht deri në 4 shtator.

Sipas të dhënave të tenderit kërkohet të blihet rreth 4200 mwh energji elektrike, sasi që do të përdoret për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve në vend. Për të përballuar vështirësitë qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 165 mln euro në mënyrë që KESH të blejë energji deri në fund të këtij viti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!