Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thatësira” e Mirlind Dakut/ Sulmuesi kuqezi nuk shënon prej 5 ndeshjesh radhazi në Rusi

schedule13:02 - 8 Nëntor, 2025

schedule 13:02 - 8 Nëntor, 2025

Me të drejtë, trajneri I tij bën thirrje për qetësi.

Është e vërtetë që Mirlind Daku po kalon një periudhë të gjatë “thatësire” në Premier Ligën e Rusisë, veçse kjo cilësohet normale edhe për një sulmues.

Ylli ofensiv I kombëtares shqiptare e ka gjetur rrjetën për herë të fundit në 20 shtator të këtij viti, pra 49 ditë më parë, në barazimin 2-2 që Rubini I tij arriti në fushën e Akronit, në qytetin Toliati.

Në atë kohë ishte në kulmin e formës, me 8 rrjeta në vetëm 9 ndeshje në elitën ruse, të cilat e bënin kandidat për Këpucën e Artë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me sulmuesin kuqezi, pasi në sfidat e tjera radhazi, kundër Lokomotivës së Moskës, Samarës, Baltikës, Krasnodarit dhe Dinamos moskovite nuk e gjeti më rrugën e rrjetës.

Kjo është shoqëruar edhe më rënie të rezultateve për skuadrën nga Kazani, që numëron vetëm 1 fitore, 1 barazim e plot tri humbje, me golaverazhin 2-5.

Si qendron puna me Dakun?

Trajneri I Rubinit, Rashid Rahimov, bën thirrje për qetësi.

Specialisti inga Taxhikistani thekson se të gjithë presin gola nga shqiptari, por shton se për çdo sulmues ka seri ndeshjesh kur shënon radhazi, si dhe seri kur nuk mundet.

Konkluzioni I tij është që në gjithë këtë nuk ka asgjë të tmerrshme, dhe se ai e vlerëson lart kontributin e futbollistit për ekipin.

Gjithsesi, pritet që shpejt a vonë Mirlind Daku të nisë sërish ta tundë rrjetën.  / ABCNEWS.AL/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!