“Thashetheme, nuk ka komplot nga FIFA”, Infantino sulmon New York Times

schedule11:19 - 22 Maj, 2021

schedule 11:19 - 22 Maj, 2021

New York Times publikoi pak ditë më parë një lajm që implikonte FIFA-n në lidhje me European Super League. Artikulli i prestigjiozes amerikane, duke iu referuar burimeve të brendshme të FIFA-s dhe dokumenteve origjinale të marrëveshjes së Super League, zbuloi se kreu i qeverisë botërore të futbollit, Gianni Infantino, e dinte shumë mirë themelimin e  dhe ka qenë në kontakt me 12 klubet pjesëmarrësve të Superligës.

Kontaktet mes njerëzve të afërm të Infantinos dhe klubeve të Super League kanë nisur që në vitin 2019. Presidenti i FIFA-s, në bisedimet e tij me 12 klubet, kishte bërë të qartë se nga FIFA nuk do ketë asnjë penalizim dhe ata do të marrin pjesë në formatin e ri të Kupës së Botës për klube.

Italo-zvicerani ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke hedhur poshtë pretendimet. “Duhet të shohim faktet dhe jo thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Kam biseduar me shumë klube, krijimi i Super League ka qenë një nga demat e diskutimeve.

Ka dekada që unë mbaj pozicione të ndryshme në botën e futbollit. Në 16 vitet e kaluara në UEFA, ia kemi dalë të menaxhojmë shumë mirë futbollin, ka pasur edhe projekte të tjera, madje më të avancuara. Është detyra e FIFA të diskutojë me palët e interesuara.

Nuk do të thotë që qëndrojmë ne pas projektit të Super League. Nuk ka fare bashkëpunim apo komplot me projektin e Super League, ne vetëm jemi ulur dhe kemi dëgjuar propozimet dhe idetë e klubeve të futbollit“, deklaroi Infantino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!