Thano: Ne që jemi të majtë nuk kemi kë të votojmë në Shqipëri

schedule21:48 - 11 Shkurt, 2021

schedule 21:48 - 11 Shkurt, 2021

Gazetari Adrian Thano deklaroi në emisionin “As Pro, As Kundër” në ABC se kriza politike në Shqipëri është mungesa e së majtës. Ai tha se ata që janë të majtë, përfshirë edhe atë vetë nuk kanë kë votojnë pasi pozicioni i të majtës nuk është i qartë.

Ai shtoi se fitorja e mundshme e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë do të shërbejë si pasqyrë për politikën në vendin tonë dhe kontrasti do të jetë shumë më i qartë.

“Kriza politike në Shqipëri është mungesa e të majtës. Mungesa e të majtës është një krizë shumë e thellë. Ne nuk kemi të majtë për të votuar. Ne që jemi të majtë nuk kemi këtë të votojmë këtu. Albin Kurti ka një strukturë morale që ka ardhur prej qëndresës.

 10 vitet e fundit këtu kemi pasur pazare. Këtu duke qenë llogore nuk kupton njeri kush është e majta këtu. Fitorja e Albinit atje do krijojë një pasqyrë këtu për të parë kush është e majta atje. Kur të vijë në qeveri ky kontrast do të jetë shumë më i qartë”, tha Thano./mv.abcnews.al