“Thanë rinovo me pagë më të ulët, do i them gruas t’i japë klubit ca para”

schedule18:57 - 12 Janar, 2021

schedule 18:57 - 12 Janar, 2021

Marius Sumudica prej dy vitesh ishte trajneri i Gaziantep në Turqi, por aventura e tij në klubin e Superligës përfundoi para dy ditësh për shkak se drejtuesit nuk gjetën akordin me trajnerin.

Së fundmi Sumudica është prononcuar për mediet turke, ku ka zbuluar arsyen e divorcit dhe lëshon një deklaratë shumë ironike. 49-vjeçari tregon se klubi i ofroi rinovimin me kushtin e uljes së pagës, diçka e papranueshme për të. Rumuni shprehet se do telefonojë gruan e tij t’i dërgoja ca para klubit.

“Kisha një takim me shefin e klubit dhe ata më ofruan opsionin e rinovimit me një pagë më të ulet se aktualja. Kjo është tallje. Nuk ndihem i respektuar nga klubi.  Do telefonoj gruan time dhe do i them t’i dërgojë ca para klubit”, u shpreh Sumudica. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!