Gjatë një vizite surprizë në Liqenin e Ujmanit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh i emocionuar që vizitonte një nga zonat më të bukura të vendit të tij. Kreu i shtetit theksoi se disa serbë që jetojnë atje e kishin ftuar për kafe.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një vizitë suprizë në Liqenin e Ujmanit dhe është takuar me forcat e policisë kosovare të vendosura në pikën kufitare të Bërnjakut. Pavarësisht se nuk ka pasur njoftim nga presidenca në Prishtinë, Thaçi këmbënguli se kjo ishte një vizitë rutinë.
Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Me një vizitë rutinë pune erdha në pikën kufitare në Bërnjakë ku u takove me policë kosovarë në pikën kufiitare ata jane të vendosur në pikat e vendosura pas rezulateve të arritura nga bisedimet në Bruksel”.
Thaçi theksoi disa herë se Liqeni i Ujmanit është një nga vendet më të bukura të Republikës së Kosovës, dhe se ai ndodhej atje se presidenti i zgjedhur i vendit të tij.
“Më pëlqen të vizitoj bukuritë e Kosovës dhe rrugës vendosa të vij në Liqenin e Ujmanit, në këtë vend të bukur e të pakrahasueshëm të Republikës së Kosovës. Emocione të veçanta në këtë udhëtim”.
Kreu i shtetit kosovar i pyetur nga gazetarë serbë për mesazhin që kishte për ti dhënë serbëve që jetojnë në veri u shpreh:
“Pata kënaqësinë të takohem dhe me serbë të cilët më ofruan dhe kafe. Ne po punojmë për një bashkëjetesë të mirë. Ishte një kënaqësi të pi kafe me serbët e këtij komuniteti. Unë jam president i zgjedhur i të gjithë Kosovës edhe këtu. Kjo ishte një vizitë krejt normale në një nga zonat më të bukura të vendit tim.”
Në fund të komunikimit të tij me gazetarët Thaçi, theksoi se Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane./abcnews.al