Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë private dy ditore.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit përmes një komunikate për mediat. Në komunikatë thuhet se gjatë qëndrimit në ShBA, Thaçi do të takohet me miqtë shqiptaro-amerikan.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë private dy ditore në SHBA. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Thaçi do të takojë miqtë shqiptaro-amerikan”, njofton Presidenca./abcnews.al