Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka caktuar datën e seancës së radhës.
Seanca është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00. Seanca e radhës do të jetë e njëjtë me atë të zhvilluar në 18 nëntor në në formë konference për të dhënë detaje mbi ecurinë e çështjes.
Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.
Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00./abcnews.al