Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reagaur pas votimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin në Kuvend.
Thaçi shprehet se i fton të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve.
Reagimi i Hashim Thaçit:
E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH/abcnews.al